Festivali i shumëpritur i këngës Eurovizion 2020 u vendos të mos realizohet për shkak të pandemisë së koronaviruist, që ka goditur gjithë botën.
Në vend të Eurovizion Song Contest 2020, organizatorët do të sjellin për fansat shfaqen “Eurovision: Europe Shine A Light”, i cila do të transmetohet në 46 vende të botës dhe do të bëjë bashkë audiencën e të gjithë Europës dhe mbarë botës më 16 maj në orën 21.00.
Në Shqipëri, “Eurovision: Europe Shine A Light” do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar.
Spektakli do të nderojë të gjitha 41 këngët pjesëmarrëse në një format jo konkurrues dhe garanton shumë surpriza për shikuesit. Artistët e vitit 2020 do të bashkohen nga vendet e tyre në të gjithë Europën, në një performancë unifikuese të “Love Shine A Light” të Eurovision-it të vitit 1997 nga Katrina And The Waves.
Siç do të ndodhte në Eurovision Song Contest, spektakli do të drejtohet nga prezantuesit holandezë të Eurovision-it Chantal Janzen, Edsilia Rombley (Eurovision 1998 dhe 2007) dhe Jan Smit.
Si një numër të veçantë, EBU do të bashkojë fansat e Eurovision-it në një kor virtual të paharrueshëm. Fansat nga e gjithë bota do të formojnë një kor të madh dhe do të këndojnë “Ëhat’s another year” nga Johnny Logan. Nuk duhet ta humbisni.



