E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
URDHËRI I RI I RAMËS QË TALLET ME QYTETARËT
Publik News

URDHËRI I RI I RAMËS QË TALLET ME QYTETARËT

Urdhëri i ri i kryeministrit për liridaljen e nënave me fëmijë ditën e nesërme (e dielë), pas vendimit për pensionistët ditën e sotme, është pritur me të qeshura dhe gallatë në profilin zyrtar të Edi Ramës në rrjetet sociale.

Qytetarët thonë se kryeministri është duke testuar popullatën; të tjerë shkojnë më tej duke konstatuar se ai po tallet me ta; të tjerë ironizojnë në pritje të urdhërit të Ramës se çfarë duhet të bëjnë baballarët në rastin e daljes së nënave; pyetje interesante është nga nëna që kanë fëmijët mbi 10 vjeç, pra kur do të dalin kjo kategori nga shtëpitë; një tjetër pyetje vjen se kur e kanë radhën ata familjarë që kanë qenë e mace nëpër shtëpia dhe që duan ti nxjerrin;

“Je bërë si te dasmat labe, – shkruan njëri – në valle të dalin dajot”.

“Po unë që kam punuar gjithë javën, pse nuk dal dot”, shkruan një tjetër.

“Admirim për mënyrën sesi po e menaxhon situatën” shpreh adhurimin një tjetër qytetare.

“A bën me dal baba me fëmijë, apo duhet vetëm nëna?” Ka dilemën një prej lexuesve.

Por, pavarësisht pyetjeve e komenteve, këtë urdhërin e ri, të gjithë e kanë pritur me buzëqeshje të madhe dhe me emoji gazmorë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.