Ndërron jetë një tjetër pacient nga Shkodra i shtruar tek Infektivi
Ndërron jetë një tjetër pacient i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai nuk është e COVID19.
Në një reagim për mediat, ministria sqaroi se:
“Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).
69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.
Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



