Emri/ Pjesë e grupit kriminal prej 16 personash që jepnin fajde
Një 23 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Shkodër që jepnin fajde.
Në pranga mesohet se ka rënë Januz Alija, 23-vjeç ndaj të cilit rëndojnë 2 akuza.
Ndalimi i 23-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Kësisoj numri i personave të arrestuar si pjesë e grupit që jepnin fajde në qytetin e Shkodrës shkon në 13, ndërsa në kërkim janë edhe 3 të tjerë.
Njoftimi:
Vijon operacioni policor i koduar “Maranaj”.
Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim të operacionit “Maranaj”, të zhvilluar më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



