Aksidentoi për vdekje babain e dy fëmijëve dhe u largua (EMRI)
Admir Isufaj shkaktoi aksidentin pasi u kthye ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar menjëherë pasi u deportua nga ishulli.
26-vjeçari pranoi se shkaktoi vdekjen e 55-vjeçarit Steven Duval, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nga Leicester. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes, 26 shtator të vitit të kaluar.
Një Mini që po drejtohej nga Isufaj nuk arriti të shmangej në kryqëzim, duke u përplasur me motorin Suzuki të Z. Duval që po kalonte përgjatë rrugës Kibworth.
Isufaj braktisi makinën pak më tutje vendit të aksidentit, dhe u largua me këmbë. Z. Duval u dërgua në spital në Coventry, por vdiq pak kohë më vonë.
Isufaj, pa asnjë adresë fikse, iku në Liverpool dhe po përpiqej të udhëtonte për në Belfast, ku u arrestua.
Ai u deportua në Shqipëri, vitin e kaluar pasi u dënua për vepra të lidhura me drogën, por u kthye përsëri në Britani një kohë të shkurtër para se të shkaktonte përplasjen fatale.
Në Gjykatën e Lartë në Leicester ai u burgos për dy vjet e katër muaj dhe iu ndalua drejtimi i makinës për shtatë vjet.
Pas seancës dëgjimore, oficeri në këtë rast, Det Con Charlotte Wright, nga Njësia e Hetimit për Përplasjen e Rëndë të Policisë së Leicestershire (SCIU) tha: “Isufaj së pari nuk ndaloi në udhëkryq, ashtu siç duhet ta kishte bërë. Ai gjithashtu nuk arriti të ndalet në vendin e përplasjes – ku duhet ta kishte raportuar atë në polici dhe të bënte thirrje për ndihmë. Në vend të kësaj, ai iku në këmbë. Ai u përpoq t’i shmangej arrestimit dhe udhëtoi për në Liverpool. Megjithatë ai u gjet dhe u arrestua”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





