Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Konfirmohen 6 raste të reja me COVID-19 në Krujë.
Sipas ‘News24’ ditën e djeshme janë marrë tamponët për 12 persona, nga të cilët 9 rezultuan pozitivë.
Burimet pohuan se 3 të prekur janë konfirmuar dje ndërsa 6 sot.
Po ashtu raportohet se ditën e sotme iu janë marrë tamponët 21 personave në këtë qytet.
Sot Ministria e Shëndetësisë raportoi 22 raste të reja duke e çuar zyrtarisht në 584 numrin e të prekurve.
“Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja”, tha sot Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik në raportimin e përditshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



