E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dashamir  Shehi: Rama po e përdor situatën për fushatë
Lajme

Dashamir Shehi: Rama po e përdor situatën për fushatë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se paketa ekonomike e qeverisë është minimaliste dhe se kryeministri Rama është duke e përdorur situatën për fushatë.

“Do i konsideroja minimaliste, qeveria nuk ka mjete të pafundme. Por ama disa para kanë ardhur 175 mln i dha FMN, 170 mln i dha BE, rreth 100 mln u morën në tregun e brendshëm u blenë bono thesari. Mund të përgatisim një euro bond. Mjetet financiare për ta potencu paketën janë. Të mbyllim një pjesë të këtyre PPP.

Unë them që qeveria ka mundësi të paguajë më shumë. Ky zotëri po mundohet të japë nga pak duke dhënë karrotën dhe po e përdor situatën për fushatë. Zgjedhjet do të bëhen vitin tjetër. Por harron një gjë që duke e tërhequr zvarrë karrotën mund ta shembi ekonominë. Duhen popmuar lekë në ekonomi”, tha Shehi në “Opinion”.

Sa i përket hapave që duhen ndëmarrë ai sugjeroi tre pika të cilat kanë në qendër sistemin shëndetësor dhe hapjen e ekonomisë.

“Qeveria duhet të ketë kurajon të hapë pjesë pjesë ekonominë që në fund të majit të jenë të gjtha të hapura. Qeveria duhet të ndërmarrë tre hapa. Së pari duhet të përgatisë ndjekjen e rasteve me tampon. Ne kemi vetëm 5 mijë teste dhe po u ngritën gjithë ato skenarë. Të bëhen 50 mijë teste. Së dyti nëqoftëse do hapet ekonomia ka nevojë për një shërbim paralel shëndetësor. Të subvencionojë shteti pika kontrolli në kufi por edhe në kompani ose call centers. Duhet të përmirësojmë të gjithë sistemin shëndetësor. I kemi vënë shkelmin sistemit të shëndetit publik në Shqipëri. Hajde të bëjmë këto tre punë që shqiptarët të kenë punë në maj dhe në qershor. Kriza do tërheqi nja tre vjet me rradhë”, shtoi ai. /Opinion.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.