E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: HAPET blloku i TRETË I BIZNESEVE. Për SHKOLLAT vendosim brenda majit
Publik News

Rama: HAPET blloku i TRETË I BIZNESEVE. Për SHKOLLAT vendosim brenda majit

Nga java e ardhshme do të zgjerohet sërish orari i daljes së qytetarëve në pazar, ndërsa nga data katër maj, lëvizja me makinë dhe këmbë në qytet do të lehtësohet edhe më shumë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama në një komunikim në faqen e tij në Facebook, ku dha edhe lajmin për hapjen së shpejti të bllokut të tretë të bizneseve.

Sa i përket rinisjes së procesit mësimor, Rama tha se brenda muajit maj qeveria do të arrijë në një vendim lidhur me këtë.

“Së pari armiku i padukshëm nuk ikën, për faktin se ne rrijmë brenda, po nuk doli vaksina. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi të kujdesshëm në hapjen graduale. Në të kundërt çdo gjë që kemi bërë është e kotë dhe mos o Zot, ne kthehemi në pikën zero.

Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Dhe nga e hëna në 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me makinë, qoftë me këmbë. Po ashtu do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se bizneset që do të hapen, duhet të garantojnë zbatimin e protokollit të sigurisë nga e-albania.

“Këtu vijmë tek e dyta, që hapja do të garantohet me kushte dhe rregulla sigurie. Ndaj duhet marrë protokolli i sigurisë te e-albania, dhe ka shumë rëndësi të zbatohet protokolli i sigurisë. Duhet të jemi më shumë kërkues ndaj jush, por secili nga ju duhet të jetë më shumë kërkues nga vetja”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se sfidë për rinisjen e mësimit, mbetet dëmtimi i disa shkollave nga tërmeti, çka ka shkaktuar mbipopullim në disa shkolla të tjera.

“Së treti, deri javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Mos harroni, ne kemi edhe një taksirat tjetër, pasojat e tërmetit, ku kemi humbur shumë shkolla, dhe kjo na ka populluar shumë shkollat e tjera”, tha ai.

Rama tha se ka komunikuar me kryeministrin e Kroacisë lidhur me turizmin, dhe se është në kontakt me disa shtete që turizmin e kanë jetik. Ai u shpreh optimist se shumë shpejt do të arrihet në një vendim për funksionimin e sektorit turistik në këtë kohë pandemie.

“Së katërti, sot fola me kryeministrin e Kroacisë lidhur me turizimi. Jemi në kontakt me disa vende që e kanë jetike turizmin.

Akoma nuk dihet me siguri asgjë, por gjithsesi do ta kemi edhe ne planin tonë për turizmin brenda majit. Është shëndeti mbi të gjitha.

Së pesti, sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës. Do mbyllet brenda pak ditësh pagesa edhe për të tjerët të paketës së parë. Ndërsa për për ata të paketës së dytë do të nisë pa pengesa pagesa. Duke u nisur nga disa pyetje lidhur me disa pagesa për biznesin në mars. Sqaroj se tatim fitimi për 2020, për bizneset e vogla.

Duhet të bëjmë edhe pak durim, duke mos harruar se çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Ekziston pas çdo hapi mundësia që të tërheqim frenat e emergjencës dhe të kthehemi sërish mbrapsht. Mos u qani që pse ndryshojnë shpesh rregullat dhe vendimet, sepse janë të pashmangshme.

Ama një gjë kini parasysh kur të mërziteni, mbase ndihmon. Nëse nuk do të kishim marrë masat, pikërisht falë kësaj lufte që po bëjmë bashkarisht, sot nuk do të mërziteshim për leje, por do të qanim shumë të vdekur. Po ta marrim modelin statistikor italian dhe ta aplikojmë këtu do të kishim 55 mijë të vdekur dhe do të na kishte sjellë 1500 të vdekur”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.