E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kina i dhuron OBSH-së 30 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin
Bota

Kina i dhuron OBSH-së 30 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

Kina ditën e sotme ka njoftuar se i ka dhuruar 30 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit për ta mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit.

Lajmi është i bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang në një konferencë për shtyp.

“Kina ka vendosur të dhurojë 30 milion dollarë të tjera për OBSH-së, përveç dhurimit të mëparshëm prej 20 milion dollarë, për të mbështetur në luftën globale,” tha Shuang, raporton ‘hongkongfp’.

Ky vendim nga Kina ka ardhur një javë pasi Presidenti Donald Trump, që është kontribuesi më i madh, akuzoi OBSH për “keqmenaxhim” të krizës së COVID-19. Ai urdhëroi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kujtojmë që deri më tani në rang global nga koronavirusi 83.559 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2.637.314 janë të infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.