Basha shpërndan postimin e Sorecës: Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmën e BE për ekipet mjekësore
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një postim të ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili lajmëroi vendimin e BE që i mundëson Shqipërisë të sigurojë pajisje për sigurinë shëndetësore nga vendet e Bashkimit Europian.
“Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga Bashkimi Evropian dhe solidaritetin në përballjen me #COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtjur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”,shkruan Basha.Vendimi hyn në fuqi më 26 prill.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




