E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Flirti’ Rama-Meta/ Kryemadhi aspak ‘xheloze’: Nuk shoh ndonjë dashuri të madhe mes tyre, le të bëjnë…
Publik News

‘Flirti’ Rama-Meta/ Kryemadhi aspak ‘xheloze’: Nuk shoh ndonjë dashuri të madhe mes tyre, le të bëjnë…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur edhe për “pranverën” mes Kryeministrisë dhe Presidencës, referuar ngjarjeve të fundit përsa i përket pandemisë, ku kreu i shtetit Ilir Meta i ka zbutur tonet me kreun e qeverisë Rama dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Kryemadhi tha se marrëdhënia e tyre politike nuk i intereson, ndërsa ajo personale po.

“Nuk më intereson shumë çfarë ndodh mes presidentit dhe kryeministrit politikisht, njerëzisht më intereson se jemi në një shtëpi, por nuk shoh ndonjë dashuri të madhe mes Ilirit dhe Edi Ramës. Përsa i përket punëve të tyre institucionale, shumë mirë, le t’i zgjidhin vetë punët e tyre”, tha ajo.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është pyetur nga gazetari Bes Jaçaj në Report Tv, nëse do ta rrëzonte qeverinë Rama në një situatë të tillë, njejtë siç bëri edhe Isa Mustafa në Kosovë, ndaj Albin Kurtit.

E para e LSI-së tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë pasi nuk i shërben askujt, as partisë e as shtetit, përkundrazi, e dëmton atë.

“Jo, nuk do e rrëzoja. Dua të them që ne si parti, pra LSI-ja, nuk kemi ndonjë kontakt shumë të madh me Vetëvendosjen e Kurtit apo LDK-në e Isa Mustafës. Më shumë kemi me partinë e Haradinajt dhe Thaçit, por ajo që do të thoja është se në një situatë të tillë nuk do e rrëzoja qeverinë. Nuk do ta bëja sepse jemi një pikë në oqean, në këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Nga ana tjetër po të isha në vendin e Kurtit, nuk do të provokoja, por as nuk do të bija pre e provokimeve nga të tjetër, që sjellin ngjarje të tilla, deri në shkarkim qeverie. Këto akte, nuk marrin në qafë një lider apo një parti, por një popull të tërë. Duhet të mendojmë për një strategji afatgjatë, kombëtare”

Kryemadhi tha se koronavirusi është një virus i krijuar në laborator dhe që po përdoret për të kryer eksperiment social te njerëzit.

“Mos e besoni koronavirusin, koronavirusi është një mashtrim që synon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Koronavirusi është një eksperiment social, për mua, që këron të ndryshojë sjelljen sociale te njerëzit për t’i kthyer nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në një sjellje virtuale dhe dixhitale.

Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi ashtu siç krijohet panik nga e vërteta, të jeni të sigurtë që do të kishte vende më të zhvilluara se ne që do ta radikalizonin. Mjafton të shikoni disa vende si Suedia”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.