Emri i administratorit të portalit që dhunoi polici ne mes të Fierit
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një person u dhunua nga një polic pas një sherri. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, ndërsa mësohet se polici, i identifikuar si Anxhelo Bardhi, i cili ishte jashtë shërbimit, ka goditur me sende të forta personin e identifikuar si Xhoen Osmenaj, administrator i një portali.
Konflikti mes tyre ka ndodhur për shkak se Bardhi dyshonte se Osmenaj i ngacmonte të dashurën. Policia njoftoi pas ngjarjes se gjithçka kishte ndodhur për arsye banale, ndërsa polici u pezull menjëherë pas kësaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



