E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet shoferi nga Tirana,aksidentoi për vdekje nje qytetar dhe  ia mbathi nga vendngjarja
Publik News

Arrestohet shoferi nga Tirana,aksidentoi për vdekje nje qytetar dhe ia mbathi nga vendngjarja

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shoferin e kamionit që aksidentoi për vdekje 63 vjeçarin në Durrës.

Bëhet me dije se i arrestuari është G.T, 44 vjeç nga Tirana, i cili aksidentoi me kamion 63 vjeçarin në Durrës, nd♪7rsa më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.