E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jong Un në rrezik të madh pas një operacioni?
Bota

Jong Un në rrezik të madh pas një operacioni?

Koreja e Jugut vazhdon të shtojë spekulimet lidhje me shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i thënë CNN se ai është “gjallë dhe mirë”.

“Pozita e qeverisë sonë është e fortë,” tha Moon Chung-in, këshilltari i lartë i politikës së jashtme së Koresë së Jugut, për CNN, duke zbuluar se: “Kim Jong Un është gjallë dhe mirë. Ai ka qëndruar në zonën Wonsan që nga 13 Prill. Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani.”

Me heret CNN raportonte se Koreja e Jugut po përqendrohej te Koreja e Veriut dhe thuhej se Kim kishte marrë një goditje ne sistemin kardiovaskular më 12 prill, për shkak të “pirjes së duhanit, mbipeshes dhe punës së tepërt”, dhe se po merrte trajtim në një vilë në qarkun Hyangsan.

Pra me heret Koreja e Jugut raportoi  per problemin qe Kim Jong Un mund te kishte persuar dhe tashme ngre spekulimet se lideri i Korese se Jugut eshte gjalle dhe mire.

Dyshime për shëndetin e tij u ngritën, pasi Kim humbi festën e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 Prill. Ai ishte parë katër ditë para kësaj date në një takim në lidhje me politikën, sipas medieve shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA.

CNN raportoi më herët gjatë javës se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë inteligjencën dhe se Kim është “në rrezik të madh pas një operacioni”, sipas një zyrtari amerikan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.