E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri britanik, Johnson u kthye në punë pasi fitoi betejën personale me koronavirusin
Publik News

Kryeministri britanik, Johnson u kthye në punë pasi fitoi betejën personale me koronavirusin

Kryeministri britanik, Boris Johnson u kthye në punë pasi fitoi betejën personale me koronavirusin.

Ai e nisi ditën me një mesazh ndaj britanikëve, që të respektojnë rregullat e izolimit.

Johnson falenderoi këdo që ka marrë përsipër të bëjë punën e tij gjatë mungesës.

Duke cituar një nga fjalimet e fuqishme të Winston Churchill ai tha se “ky është fundi i fillimit”.

Sipas tij ka shenja reale se Britania po bën progres. Por ai shtoi se rreziku nga virusi mbetet i madh nëse gjërat merren me lehtësi.

Britania pritet të prezantojë disa masa lehtësimi. Vetë Johnson është në krahun e atyre që kërkon zgjatjen e kufizimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.