E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borxhi  i pashlyer për makinat, pista ku dyshon policia
Publik News

Borxhi i pashlyer për makinat, pista ku dyshon policia

Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen mafioze të ndodhur sot pasdite në Durrës.

Dy vëllezërit, Besmir dhe Viktor Haxhia janë ndjekur dhe kanë rënë pre e një prite, në lagjen nr 15 në zonën e NISHTULLËS, në Shënovlash të Durrësit, ku janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda makinës së tyre Golf 5, me targa AA716ZZ.

Plumbat e shumtë që kanë tejshpuar xhamin e përparmë të makinës i kanë lënë ata të vdekur në vend. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur te tregu i makinave, i cili njihet si tregu më i madh i makinave të përdorura në Shqipëri. Zhurma e madhe e të shtënave të kallashnikovit ka bërë që qytetarët e tmerruar të lajmërojnë policinë.

Besmiri, i cili ishte i martuar dhe kishte fëmijë, njihej si Miri i Kolës. Ndërsa vëllai tjetër Viktori, ishte avokat dhe anëtar i Dhomës së Avokatisë. Ata ishin me origjinë nga Puka dhe jetonin në Spitallë të Durrësit. kishin disa boznese pikë servisi BV Auto, pikë dhëniesh makinash me qera dhe exchange.

foto.PNG

Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut.

Policia bën me dije se atentatorët janë larguar me të shpejtë drejt Fushë-Krujës. Ndërkohë janë ngritur pika postblloku në të gjithë zonat përreth Durrësit. Fushë-Kruja mbetet lokacioni kryesor që po ndiqet si pistë hetimi nga policia.

Përsa i përket zanafillës së vrasjes, dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një borxh për makinat pas mosmarrëveshjeve për shit-blerjen.

Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani, dy prej tyre me pranga. Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ndodhet në vendngjarje, gjithashtu FNSH edhe forcat RENEA.

2.jpg

Grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëlluar nga dy armë.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.