Presidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin kryeministër të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka njoftuar se ka dekretuar të nominuarin e LDK-së, Avdullah Hotin, për kryeministër të vendit, raporton Zëri.info.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.
Thaçi ka thënë se kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



