E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Njëri Ramë i bie gozhdës, tjetri patkoit
Publik News

PD: Njëri Ramë i bie gozhdës, tjetri patkoit

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit Besa Shahini, e cila u shpreh se studentët në qershor do t’i rikthehen auditorëve.

Përmes ish-deputetit Luçiano Boçi, PD deklaron se plani i ri i kryeministrit Edi Rama bie në kundërshtim me planin e mëpërparshëm, ku nuk parashikohej asgjë për studentët dhe ka pengesa serioze për jetën universitare.

Sipas Boçit, ende pa pasur një testim masiv, si mundet studentët që vijnë nga qytete të ndryshme, të kuqe apo të gjelbërta, të mund të ribashkohen në konvikte.

Postimi i plotë:

Rama nëpërmjet Besës “zbuloi” sot një plan tjetër hapje të jetës sociale.

U njoftua se një pjesë e studentëve do të rikthehen në auditore në qershor.

Si gjithmonë duke bërë lëmsh gjithçka tjetër.

Por, ky plan i ri nuk përputhet me planin e vjetër, në të cilin nuk parashikohej asgjë për studentët dhe ka pengesa serioze për jetën universitare.

Aq më tepër që Universitet nuk janë si shkollat e mesme dhe funksionojnë përtej territorit.

Kjo kërkon që të miratohet së pari lëvizja midis qyteteve, bashkive e prefekturave.

Pa pasur të miratuar një lëvizje të tillë, si mund të arrihet Tirana, kur dhe dje Rama e ritheksoi atë si zonë të kuqe?!!!

Ende pa pasur një testim masiv, si mundet studentët që vijnë nga qytete të ndryshme, të kuqe apo të gjelbërta, të mund të ribashkohen në konvikte?!!!

Rikthimi i studentëve nga ana tjetër kërkon rikthimin e të gjitha shërbimeve të tjera, që lidhem me jetën e tyre.

Për këto ende s’ka data.

Ky plan i Ramës, nëpërmjet Besës duket që bie në kundështim me planin e Ramës të shprehur nëpërmjet Ramës!

Cilin Ramë duhet të dëgjojnë e besojnë shqiptarët tani?!

Apo si gjithmonë:

Një Ramë i bie gozhdës, një Ramë tjetër i bie patkoit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.