E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha akuza të forta qeverisë: Duhet të dëmshpërblejë popullin për masat që ka marrë, por vazhdon jep miliona për oligarkët
Lajme

Basha akuza të forta qeverisë: Duhet të dëmshpërblejë popullin për masat që ka marrë, por vazhdon jep miliona për oligarkët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha lëshon akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se edhe gjatë kohës së pandemisë, janë duke kryer korrupsion miliona eurosh.

Basha tha se qeveria ka për detyrë të dëmshpërblejë popullin për masat shtrënguese që ka marrë, e megjithatë vazhdon të ndajë miliona euro për oligarkët.

Sipas Bashës, raporti i FMN-së ka nxjerrë zbuluar mashtrimin e qeverisë, duke treguar se deri tani kanë shpenzuar vetëm 27 milion euro ndihmë financiare për qytetarët.

Pjesë nga deklarata e Bashës në emisionin “Opinion”:

E dinë të gjithë që inceneratorët janë aferë korruptive, e dinë të gjithë brenda PS-së që kjo është një aferë korruptive e bandës së Lushnjes. Inceneratorët u shpikën për t’i vjedhur shqiptarëve 400 milion euro. Janë paratë që u paguan shteti inceneratorëve për të gjithë pjesën e kontratës. Pra pandemia çfarë ka bërë, ka ekspozuar shtetin e kartonit, që u godit nga tërmeti, se e mbani mend që nuk kishin as kazma as lopata. Tenderi i qenve ishte bërë, kush i hëngri lekët e tenderit? Qeveritarët.

Ishim të parët që kërkuam masa, gjendja e jashtëzakonshme vërteti jep qeverisë mundësinë për të kufizuar liritë e qytetarëve, por i jep edhe detyrën për të shpërblyer qytetarët për dëmin që i shkaktojnë këto masa shtrënguese. Kryeministri s’e ka problem relaksimin se ka gjithë atë oborr në Surrel.

Dje FMN ka nxjerrë përditësimin e shifrave që tregon se sa e madhe është gënjeshtra e qeverisë. Po flasim vetëm për ndihmën ekonomike, lere garancinë se ajo është kot s’ka përfituar asnjë, vetëm ndihma ekonomike është 0.8% kanë shpenzuar vetëm 27 milion euro. Kjo është e vetmja qeveri që edhe në kohë pandemie vjedh. Me tendera sekret. E ka për detyrë me ligjin për fatkeqësinë natyrore të dëmshpërblejë shqiptarët për masa që ka marrë, ky vazhdon ua jep oligarkëve. Ata katër kontraktorë kanë marrë miliona, i kemi denoncuar ne. Ua hapi thesarin dhe për 48 orë u shpërndau 22 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.