E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ka bërë mirë qeveria në dy muaj? Basha: Regjimi i Facebook vendosi 10 oligarkë mbi interesin e 3 mln shqiptarëve
Publik News

Çfarë ka bërë mirë qeveria në dy muaj? Basha: Regjimi i Facebook vendosi 10 oligarkë mbi interesin e 3 mln shqiptarëve

I pyetur se çfarë ka bërë mirë qeveria përgjatë dy muajve të fundit në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se regjimi i Facebookut siç e cilëson ai, vendosi interesat e 10 oligarkëve mbi interesin e 3 mln shqiptarëve.

Basha përmendi veçanërisht inceneratorët si aferë të pastër korruptive.

Basha tha se vetëm pagesa e incerneratorëve këtë vit do të mjaftonin që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë.

-Çfarë i gjeni të mirë ju reagimit të qeverise këto 60 ditë?

Lulzim Basha: Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebookut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij

Pandemia, njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve. E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta. Tani paratë prapë shkojnë,  siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë. E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë  që inceneratorët  janë një aferë korruptive. E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn.  E dinë të gjithë.  Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro.

-Si dalin 400 milionë euro?

Lulzim Basha: Janë kontratat, janë kontratat. I keni ju, mund ta nxirrni prapë. Janë paratë që u paguan shteti incerneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit  për të gjithë pjesën e kontatës 10, 15 sa vjet e kanë. Pra vetëm pagesa e incerneratorëve  këtë vit  do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë. Pra pandemic çfarë ka bërë në fund të fundit? Ka ekspozuar shtetin prej kartoni që u rrënua me goditjen e parë të tërmetit. E mbani mend që nuk kishte as kazma,  as lopata, as doreza për të gërmuar, jo më qen shpëtimi.  Dhe pandemia zbuloi tjetër gjë. Megjithëse kishim 1 muaj që u thonim merrni masa dhe thonin “kemi marrë masa, mos kini merak është grip i zakonshëm”, I gjeti pa masa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.