Studiuesit nga Koreja e Jugut: E pamundur që koronavirusi të rikthehet tek një person
Sipas studiuesve në qendrën e Koresë së Jugut për sëmundje dhe parandalim (CDC), është e pamundur që koronavirusi të prekë një njeri dy herë. Ky lajm shihet si shpresë në luftën kundër pandemisë, siç shkruan Daily Star.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar shtetet kundër përdorimit të “pasaportave të imunitetit”, të cilat ishin menduar ti jepeshin personave të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Këto pasaporta teorikisht do t’u jepen njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi, duke supozuar se janë imunë dhe dalin pozitivë në testet për antitrupat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



