E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku mesazh politikanëve: Kujdesuni për popujt tuaj në këto kohë krize
Publik News

Papa Françesku mesazh politikanëve: Kujdesuni për popujt tuaj në këto kohë krize

Papa Francesku ka dhënë një mesazh drejtuar politikanëve në këtë krizë të krijuar nga koronavirusi.

Ai u lut që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënëse dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen.

Sipas Atit të Shenjtë, ata duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve.

‘Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve’, tha Papa Francesku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.