Kryetari i FRPD ngre 8 çeshtje për qeverinë: Ministria nuk ka asnjë plan
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi ka reaguar kundër kthimit të studentëve në auditore dhe konvikte.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ngre tetë çështje, që sipas tij qeveria nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje dhe ministria e Arsimir nuk ka asnjë plan.
Këlliçi thekson se sot shumë vende kanë shtyrë zgjedhjet politike, siç ëshhtë rasti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Ministria e Arsimit tonë kërkon të bëjë zgjedhje në universitet pa student dhe pa pedagogë.
Postimi i plotë:
Ndonese eshte lajmeruar se ne qershor do te kthehen nje pjese e studenteve ne auditore, ende nuk ka asnje plan konkret se si do te mbrohet shendeti i studenteve dhe pedagogeve!
Ministria e Arsimit s’ka ende asnje plan per kete ceshtje, nderkohe qe e gjithe Europa po ndermerr hapa te vegjel, duke patur prioritet kryesor shendetin e qytetareve.
Sot ende nuk e dime se:
Cilat jane masat konkrete te marra?
Si do te jete shperndarja e studenteve ne auditore?
A ka ambjente apo hapesira te mjaftueshme?
A ka numer te mjaftueshem pedagogesh per te dhene mesim ne disa auditore te se njejtes lende njeheresh?
Si do te behet dizinfektimi i ambjenteve?
Si do te veprohet me fletet e provimeve?
Nje numer i madh studentesh vijne nga rrethet dhe ende nuk dihet:
Si do te behet akomodimi i tyre neper konvikte per te ruajtur distancimin social?
Sa studente do te qendrojne ne nje dhome?
Ne vend qe tu jape zgjidhje ketyre ceshtjeve te rendesishme per shendetin e studenteve, Ministria e Arsimit e ka mendjen te kape dhe universitetet me zgjedhje farse, ne kundershtim me ligjin dhe frymen e Kushtetutes dhe ne nje kohe kur sfida kryesore ne vend eshte jeta dhe shendeti i qytetareve!
Sot shume vende kane shtyre zgjedhjet politike, sic eshte dhe rasti konkret i Maqedonise se Veriut, ndersa Ministria e Arsimit tone kerkon te beje zgjedhje ne universitet, pa studente e pa pedagoge! Kete absurd e standard vetem Rilindja mund ta arrije!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



