E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Dvorani,  reagon Vasili pas vendimit të KLGJ: Euraliusi furra që pjek bukët e ngrohta të
Publik News

Çështja Dvorani, reagon Vasili pas vendimit të KLGJ: Euraliusi furra që pjek bukët e ngrohta të

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të KLGJ për rrëzimin e kërkesës së presidentit Ilir Meta për shkarkimin e kreut të KED Ardian Dvorani, duke e shtyrë çështjen në mënyrë që të merret opinioni i ndërkombëtarëve.

Vasili shkruan se “euraliusi është një OJF private shume e mirë”, të cilën e quan “furra, qe pjek vetem bukët e ngrohta te Rilindjes”.

“Te rroje Euraliusi ose Eurorilindja!! KLGJ do tiu drejtokerka Euraliusit per Dvoranin.

Euraliusi ishte që na “mësoi” ta zgjedhim Arta Markun me 36 vota nga 84 vota, qe thote Kushtetuta.

Euraliusi eshte nje OJF private shume e “mire”. Euraliusi eshte si furra, qe pjek vetem “bukët e ngrohta te Rilindjes”.

Euraliusi do te na “mesoje” edhe qe Dvorani do te largohet nga Gjykata e Larte vetem pas vdekjes.

Po presim….! Deri atehere “Rrofte Euraliusi ose Eurorilindja”. Sa per Reformen ne Drejtesi na mbetet vetem te themi: “Na ishte nje here nje Reforme ne Drejtesi”, shkruan Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.