E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputetja : 7 vitet e fundit u vodhën dhe shpërdoruan 6 miliardë euro, Drejtësia hesht në karantinë
Publik News

Ish-deputetja : 7 vitet e fundit u vodhën dhe shpërdoruan 6 miliardë euro, Drejtësia hesht në karantinë

 

Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi ka vendosur nën akuza KLSH-në, pasi nuk ka nxjerrë asnjë raport mbi tenderat sekretë të qeverisë gjatë pandemisë COVID-19.

“Korrupsioni mbetet njolla më e zeze që në çdo raport ndërkombëtar e rendit Shqipërine në vendet më të korruptuar e krahasueshme me shtetet me demokraci të brishtë”, kështu shkruan Çupi në reagimin e saj.

Sipas saj vetëm në “7 vitet e fundit sipas të dhënave të KLSH, u shpërdoruan dhe u vodhën 6 miliardë euro”.

“Qeveria ka vendosur që paratë e shqiptareve ti përdorë ose shpërdorojë duke u fshehur pas “tenderave sekrete”, por duhet sqaruar që prokurimi publik behet per te patur transparencë në menaxhimin e parave publike të qytetarëve dhe taksapaguesve , për të rritur konkurencën dhe për të patur eficencë financiare”, shton ndër të tjera ish-deputetja.

Shkruan Dhurata Çupi: Tenderat sekret dhe korrupsioni miliona euro i Qeverise ne kohen e pandemise, drejtesia hesht ne karantine.

Korrupsioni mbetet njolla me e zeze që ne cdo raport nderkombetar e rendit Shqiperine ne vendet me te korruptuar e krahasueshme me shtetet me demokraci te brishte.

Vetem ne 7 vitet e fundit sipas te dhenave te KLSH, u shperdoruan dhe u vodhen 6 miliarde euro.

Keto jane te dhena zyrtare ndersa ende nga KLSH nuk ka nje raport mbi tenderat sekrete ne kohen e karantines, ku opozita ka denoncuar abuzime marramendese miliona euro te qeverise, nderkohe shqiptaret po vuajne pasojat e mbylljes nga pandemia e COVID 19.

Qeveria ka vendosur qe parate e shqiptareve ti perdore ose shperdoroje duke u fshehur pas “tenderave sekrete” , por duhet sqaruar qe prokurimi publik behet per te patur transparence ne menaxhimin e parave publike te qytetareve dhe taksapaguesve , per te rritur konkurencen dhe per te patur eficence financiare .

Por kohet e fundit permes prokurimeve eshte shfaqur mungese e theksuar e transparences perkundrazi cilesohen si sekrete. Nuk ka konkurrence madje as ka patur gare , dhe me e renda nuk ka patur eficence finaciare dhe shifrat kane rezultuar abuzive .

E perballe ketij hermetizmi per transprence per publikun, edhe drejtesia eshte futur ne karantine dhe po hesht duke e lene te lire rrugen e abuzimeve te qeverise me fondet publike .

Opozita ka treguar me fakte abuzimet prej miliona euro me parane publike, me korrupsionin nga specialistet e thjeshte deri tek “shefat” e medhenj te cilet mbeten te pandeshkuar.

Ne ju kemi treguar shqiptareve me fakte qe me prokurimin po abuzohet dhe se ka fakte te pakundershtueshme qe organet e drejtesise duhet te veprojne. Cdo dite po shohim qe pandeshkueshmeria e individeve qe kane qene pjese aktive e abuzimeve vazhdon te sundoje atmosferen e renduar dhe endemike.

Lidhjet ndërmjet, biznesit , politikanëve dhe grupeve kriminale sidomos nepermjet proceseve te prokurimeve publike, te ndërtimit , blerjeve te mallrave , shërbimeve te mirëmbajtjes, menaxhimin e mbetjeve, mbeten shqetesim dhe Shqiperia renditet ne krye te listes per nivelin e larte te korrupsionit.

Keto lidhje shfaqen hapur sidomos ne periudhe zgjedhjesh, te cilat “ligjerojne” procese zgjedhore dhe pushtete te pamerituara apo e thene ndryshe , ne konceptin e Bankes Boterore si “kapje e shtetit” .

Eshte koha qe drejtesia te zgjohet e te veproje, taksat e shqiptareve duhen perdorur per tu ardhur ne ndihme atyre dhe jo aferave korruptive te qeverise ne largim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.