Meta flet për vendimin e KLGJ për Dvoranin: S’kam ende përgjigje zyrtare, por jam i qetë!
Presidenti Ilir Meta thotë se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk i ka dërguar ende asnjë përgjigje zyrtare për kërkesën e tij për shkarkimin e kreut të KED Ardian Dvorani nga detyra.
Sot, KLGJ shqyrtoi kërkesën e Metës por anëtarët vendosën të kërkojnë opinion ndërkombëtar, duke mos shkarkuar menjëherë Dvoranin.
Në emisionin Tempora, Presidenti tha se çështja është shumë e thjeshtë dhe mund ta zgjidhë dhe një student që ka marrë 5 në Fakultetin e Drejtësisë, ama Meta theksoi se ai është shumë i qetë dhe pret përgjigjen e KLGJ.
“Së pari unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë.
Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh. Unë skam marrë përgjigje akoma. Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare. Ne e shkelim vetë kushtetutën për radhën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutës, jo për këtë rast. Unë i kam bërë një shpresë zyrtare KLGJ-së.
Nuk duhet ta bëja unë, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet 24 orë pas emërimit të z. Sadushi. Tani janë tashmë 3 gjyqtarë, ndërsa mandati i katërt i takonte z. Zakanjori. Unë pres përgjigje nga KLGJ. Jam i qetë”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



