Së shpejti pritet rifillimi i Bundesligës, klubi i rëndësishëm ka të infektuar në radhët e tij
Borusia Mynshenglabah është klubi i 4-t gjerman që preket nga koronavirusi brenda pak ditësh, teksa raportohet të jetë infektuar një lojtar dhe një fizioterapist i saj.

Bundesliga pritet të rikthehet në datë 15 maj, mirëpo sapo kanë filluar stërvitjet e para janë vënë re disa infektime brenda skuadrave. 3 klubet gjermane të tjera të prekura nga virusi janë Kolni, Dinamo Dresden dhe Erzegebirge Aue.
Nuk bëhet i ditur emri i të infektuarve në radhët e Mynshengladbah, por lajmi që futbollisti dhe fizioterapisti rezultuan pozitiv është konfirmuar nga “Rheinische Post”.
Në këtë mënyrë, numri total i të infektuarve në 2 kategoritë kryesore gjermane ka shkuar në 13, nga të cilët 3 i përkasin Kolnit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



