E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kina refuzon hetimin e përhapjes së koronavirusit nga ekspertët e huaj
Publik News

Kina refuzon hetimin e përhapjes së koronavirusit nga ekspertët e huaj

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, ka hedhur poshtë kërkesat për të lejuar ekspertë të huaj në Kinë, që të hetojnë origjinën e koronavirusit COVID-19. Ai tha se një veprim i tillë nuk është i përshtatshëm derisa të jetë mposhtur virusi.

Ambasadori Chen Xu tha sot nga Gjeneva se Pekini nuk do të lejojë ndonjë mision të huaj të ekspertëve për të hetuar shpërthimin e koronavirusit ndërsa pandemia vazhdon.

“Prioriteti kryesor, për momentin, është që të përqendrohemi në luftën kundër pandemisë derisa të arrijmë fitoren përfundimtare. Ne kemi nevojë për përqendrimin e duhur dhe shpërndarjen e burimeve tona. Nuk është se ne jemi kundër ndaj çdo lloj hetimi, pyetje apo vlerësimi,” tha Chen, i cili theksoi se mund të ndihmojë në përgatitjen e komunitetit ndërkombëtar për pandemitë e ardhshme.

“Ne duhet të garojmë me kohën për të shpëtuar jetë sa më shumë që të mundemi”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.