52-vjeçari Dimitry Bosov, u gjet i qëlluar me armë në kokë nga gruaja e tij Katerina, mbyllur në palestrën private në vilën e tij në Moskë. Policët në kryeqytetin rus, thanë se u gjet një armë Glock 19 ngjitur me trupin e viktimës.
Bosov dhe Katerina paguan 25 milion paund për pronën luksoze “shumë të sigurtë” vitin e kaluar. Bosov ishte një figurë kryesore në Ligën e Hokejve të Putinit që përfshinte veteranë, figura politike dhe biznesi. I përfshirë gjithashtu në biznesin legal të marijuanës në SH.B.A., Bosov vdiq dje herët.
Komiteti hetimor rus ka hapur një hetim për vdekjen e tij, raportoi Interfax.



