E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operatorët turistikë letër Ramës: Duam paketë të dedikuar, turistët janë të gatshëm të vijnë që në 1 qershor
Publik News

Operatorët turistikë letër Ramës: Duam paketë të dedikuar, turistët janë të gatshëm të vijnë që në 1 qershor

Unioni turistik shqiptar i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama një letër ku i kërkon që të lehtësojë sa më parë msat ndaj COVID-19, ndërsa i kërkon edhe një paketë të dedikuar të ndihmës financiare për sektorin e turizmit.

Në letrën drejtuar Ramës, operatorët turistikë kërkojnë heqjen e kufizimeve përpara 18 majit, në mënyrë që të hapen plazhet ashtu siç është bërë në Greqi apo Mal të Zi.

Gjithashtu operatorët turistikë thonë se turistët janë të gatshëm të hyjnë në vendin tonë që në 1 qershor, ndaj duhet medoemos hapja e kufijve sa më shpejt të jetë e mundur.

Unioni Turistik Shqiptar ka garantuar Kryeminsitrin se hotelet do të marrin të gjitha masat e duhura për të zbatuar protokollet strikte të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Turizmit.

1.PNG2.PNG

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.