Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë, Basha: Provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës
as kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha shkruan se kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë është një akt lufte ndaj artit dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës.
Sipas Bashës ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka kapëluar ekonominë, Rama gjen kohë të grabisë.
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



