E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Martin Henze reagon pas  deklaratës së  Yuri Kim: Ambasada e SHBA fantazon, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres
Publik News

Martin Henze reagon pas deklaratës së Yuri Kim: Ambasada e SHBA fantazon, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se reforma në drejtësi në Shqipëri ka bërë progres.

“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese”

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, ka replikuar ndaj ketij qëndrim të diplomates amerikane.

“Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres. 1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë. 2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar. 3-Liria e medias është shkatërruar. 4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur. 5- Zgjedhje të paligjshme”,-shkruan Henze në një postim në Twitter, ku i referohet qëndrimit të Ambasadës së SHBA.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.