E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj: Rama e nis ditën duke vjedhur me  oligarkët
Publik News

Alibeaj: Rama e nis ditën duke vjedhur me oligarkët

Përmes një shënimi në Facebook, Alibeaj thotë se Rama e nis ditën duke bërë llogari se si të vjedhë me oligarkë të ndryshëm. Sipas Alibeajt, Rama bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē.

Ndërkohë më poshtë në statusin e plotë të ish-deputetit demokrat, renditen disa vendime të marra nga Rama, për oligarkët, vendime që sipas tij e kanë kthyer kryeministrin në një nga njerëzit më të pasur të Europës.

Postimi i plotë i Alibeajt

Sa i kalbur duhet tē jetē Edi Rama qē tē arrijē deri atje sa tē thotē se e zeza nuk ēshtē e zezē, se nē Shqipēri nuk paska oligarkē?!

Njeriu qē e nis ditēn duke bērē llogari sesa do tē vjedhē me oligarkun e karburanteve, sa leje ndērtimi do tē japē pēr oligarkun e ndērtimeve, sa do tē pērfitojē nga shembja e Teatrit dhe ngritja e kullave, sa taksa do t’i heqē oligarkut tē kudogjendur e kēshtu me radhē me çdo pasuri qē ia ka falur njē grushti oligarkēsh, bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē.

Disa vendime tē qepura pēr oligarkēt, qē e kanē bērē Edi Ramēn njē ndēr njerēzit mē tē pasur nē Europē.

  • Ligjin e Korporatēs sē Investimeve pēr tē shtetēzuar tokēn dhe pēr t’ua dhēnē privatēve pēr ndērtim ia diktoi njē oligark.
    • Ligjin e Investitorit Strategjik pēr t’u falur tokat nē bregdet privatēve e bēri sipas porosisē sē njē okigarku.
    • Dhēnien me Koncesion tē rrugēve ia diktoi njē oligark tjetēr.
    • Unazēn e Re me 20 milionē euro kilometrin e bēri nē favor tē oligarkēve.
    • Koncesionet nē shēndetēsi ua shpērndau okigarkēve

Ramavirusi êshtê kryetari dhe ideologu i njê pakice qê hiqen si sipērmarrēs, por qê nuk prodhojnē. Puna e tyre e pērditshme ēshtē biznesi me qeverinê pēr tē zhvatur e varfēruar shqiptarēt dhe Shqipērinē.

Ramavirusi ēshtē ai qê parlamentin e ktheu nê noter tê ligjeve me emêr oligarku dhe zyrat e oligarkēve i shndērroi nê Ministri Financash, Ekonomie, Energjitike dhe Infrastrukture.

Gjithçka nē qeverisjen e Edi Ramēs ēshtē pēr oligarkēt. Asgjē pēr qytetarēt. Pandemia e provoi kētē sērish, prandaj na duhet ta largojmē kryeministrin e oligarkēve dhe tē varfērisē sē shqiptarēve. E kemi pēr detyrē historike tē rikthejmē shpresēn dhe tē vlerēsojmē konkurencēn e lirē, tregun e lirē, ndershmêrinê nê vend tê oligarkisê.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.