E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbia rihap kufijtë për shtetasit e rajonit nga 1 qershori
Publik News

Serbia rihap kufijtë për shtetasit e rajonit nga 1 qershori

 

Ndonëse se kufijtë në rajon janë mbyllur që nga mesi i muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Daçiç u shpreh se kufizimet për qytetarët e vendeve të BE do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçiç tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende.

‘Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës. Ata janë kthyer me fluturime humanitare’, tha ndër të tjera Dadiç.

Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.