Basha: Rama me duar në xhepat e shqiptarëve. Rekord negativ në Europë për …
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në një intervistë për FaxNews, është shprehur se Edi Rama ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.
Basha ka theksuar se Rama, ka vendosur një rekord negativ në Europë, për mungesën e mbështetjes ndaj qyterarëve në këto kohë pandemie.
‘Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë, në Ballkan po se po, i cili në këtë kohë pandemie e ka mendjen prapë vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë. Është i vetmi kryeministër, i cili harxhon 9 orë në ditë në Facebook ose në Televizor duke mashtruar shqiptarët, ndërkohë që duart e tij të zgjatura janë në xhepat e shqiptarëve, xhepa që janë më të boshatisur se kurrë.
Çfarë bëhet me taksat e shqiptarëve?! Sot më shumë se kurrë këto taksa duhet të shkonin për shqiptarët. Unë kam takuar në Tiranë, në Durrës dhe kudo nëpër Shqipëri njerëz të cilët janë realisht në pikën e tyre të fundit. Kur e them këtë, nuk e them vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana mendore. Janë taksapagues që për vite me rradhë kanë paguar taksa, janë njerëz që paguajnë fatura dhe sot, kur kanë më shumë nevojë se kurrë për shtetin e tyre, shteti është në shërbim të 10 oligarkëve dhe të Edi Ramës’, tha Basha.
Pyetje: Z.Basha po ta shikosh është krijuar mendimi se Rama e ka mbushur kupën, por nuk kemi se kush të vijë ose nuk ngjall besim opozita shqiptare. Çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë ka shkuar keq në tërmet dhe në pandemi nga ana e opozitës?
Lulzim Basha: Atë e gjykojnë qytetarët. Ndërsa teza të tilla janë teza që regjimi gjithmonë i hedh në qarkullim. Sa herë që ndodhet para një ndryshimi politik, regjimi mundohet të tregojë se nuk ka alternativë. E vërteta është fare ndryshe.
E vërteta është se si gjatë termetit, ashtu edhe gjatë pandemisë opozita shqiptare ka vepruar me përgjegjshmëri sikur të ishte në qeveri. Nuk ka parë interesa të ngushta politike, nuk ka mbjellë panik, nuk ka ndërtuar politikë mbi fatkeqësinë dhe kjo është hera e parë që ndodh në 30 vite. Dhe kjo është po kështu një ogur i mirë.
Sigurisht nuk është e mjaftueshme, por është një ogur i mirë për një politikëbërje të ndryshme, moderne, europiane, e cila mbështet interesat e qytetarëve dhe nuk shikon vetëm interesat e ngushta të pushtetarëve apo të partisë. Prandaj, kjo propagandë është rrëzuar.
Shqiptarët e kanë parë prej fillimit sesi ne kemi propozuar prej datës 11 mars platformën ekonomike për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, sesi kemi propozuar masat që duheshin marrë me urgjencë, që paratë e buxhetit të zhvendoseshin nga oligarkët, nga kontratat korruptive, nga tenderat e korrupsionit, nga tenderat e luksit, që akoma vazhdojnë, të shkonin sot më shumë se kurrë tek familjet në nevojë, tek njerëzit që humbën vendin e punës, tek njerëzit që nuk arritën të marrin pagat sepse bizneset u mbyllën, tek sipërmarrja, e cila të mos shkojë drejt falimentimit sepse do të bjerë punësimi në pikjatë, siç po bie.
Dhe këtë po tregojnë të dhënat, për shkak se Edi Rama në vend që të ndiqte interesin e njerëzve, vazhdoi t’i shërbejë vetes së tij dhe 10 oligarkëve, sot Shqipëria ka 10 herë më shumë të shpunësuar si rezultat i krizës sesa Maqedonia. Edi Rama dhe PS nën drejtimin e tij, ky pushtet ka vendosur një record të zi, të zi për demorkatët, të zi për socialistët, të zi për të gjithë shqiptarët.
Ka vendosur rekordin europian të mosmbështetjes të njerëzve në nevojë, të mosmbështetjes së biznesit si rezultat i së cilës sot po shkojmë me siguri të plotë drejt një krize të thellë ekonomike. Ky është shqetësimi kryesori i imi, i Partisë Demokratike, kjo është beteja që po luftojmë e do të luftojmë me të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të mos e lejojmë që papërgjegjshmëria, makutëria dhe mashtrimi i këtij njeriu ta çojë Shqipërinë në vitin
Pyetje: Ka një perceptim, ndoshta është propagandë e Edi Ramës ndoshta është përceptim real që zoti Basha përsëri do të ketë aleancë me Edi Ramën për zgjedhjet që do të vijnë ose për procesin zgjedhor. Ma thua me të prerë dhe të qartë zoti Basha: do ketë më bisedime apo ulje me Edi Ramën apo Rama është ai që ju thoni në tërë këtë intervistë?
Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjëherë aleancë me Partinë Socialiste, t’i themi gjërat ashtu siç janë. Marrëveshja e 2017 kishte një qëllim: të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.
Në marrëveshje ka dy palë. Ne iu përmbajtëm, nuk blemë vota, nuk futëm kriminelë në zgjedhje, pala tjetër bëri atë që e dinë gjithë shqiptarët, edhe si rezultat i publikimeve të Bild të atyre përgjimeve të prokurorisë,. Bild ka botuar përgjime të prokurorisë shqiptare e cila vazhdon të flejë gjumë mbi dosjet e krimit elektoral.
Pra, edhe njëherë, 2017-ta ishte një marrëveshje për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Që zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme është tërësisht përgjegjësi e Edi Ramës dhe kjo është arsyeja pse është tërhequr nga akuzat për Bild, sepse nëse do t’i shkonte deri në fund, gjyqtarët gjermanë do të faktonin tashmë në mënyrë juridike dhe institucionale atë që gjithë e dinë politik, atë që s’po e bën dot drejtësia shqiptare: vjedhjen e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin e Edi Ramës me krimin.
Ndaj nuk është i interesuar as për reformën zgjedhore, nuk është i interesuar as për reformën në drejtësi dhe prandaj lëshon shashka nga mëngjesi deri në darkë si këto që përmendet këtu. E vetmja shpresë e Edi Ramës, është shpresë e kotë, është të vazhdojë të mbjellë huti dhe përçarje mes njerëzve, por në fakt me sa shoh edhe nga terreni, është një shkrepëse e lagur.
Dhe kryeministri në ikje ka vetëm diçka në dorë: të ikë me faqe të bardhë apo të ikë me faqe të zezë! Kaq ka në dorë se ikja e tij është vulosur. Është vetëm çështje kohe, natyrisht ne si opozitë do të investohemi që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër, sepse kështu i shkurtojmë edhe vuajtjet njerëzve.
Pyetje: Zgjedhjet e parakohshme, jeni gati për të marrë qeverinë para vitit 2021 apo do të prisni që të vijë rotacioni normalisht?
Lulzim Basha: Çdo ditë me Edi Ramën në pushtet është një kosto e papërballueshme për qytetarët shqiptarë. Dështimet e kësaj qeverie çdo ditë rëndojnë mbi supet, tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve dhe ne nuk do të rreshtim të bëjmë gjithçka që t’ia shkurtojmë këtë vuajtje shqiptarëve dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin me votën e tyre një parlament legjitim, një qeveri legjitime.
Sot që jemi në stacionin e fundit të kësaj beteje, sot që kemi përballë një qeveri në ikje dhe një kryeministër në ikje, detyra jonë kryesore është që bashkimin e shqiptarëve ta bëjmë sa më të madh të mundshëm dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke i shërbyer interesave të të gjithë shqiptarëve, duke mos qenë zemërngushtë dhe mendjengushtë.
Unë ju siguroj që unë, Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar jemi sot zëri i shumicës së shqiptarëve dhe do të jemi nesër mbartësit e aspiratës së çdo shqiptari për ndryshim, pavarësisht prej bindjeve politike sepse e di që ndryshimi është ajo që duan sot shumica dërrmuese e shqiptarëve, ndërkohë që një pakicë e vogël do të mbajë privilegjet, do të mbajë status quon.
Por nuk do tia dalë sepse siç e thash Edi Rama ka vetëm një gjë në dorë sot, do të iki më faqe të bardhë apo do të iki me faqe të zezë. Shqipërisë i është nxirë faqja, edhe Edi Ramës i është nxirë faqja, por të paktën kësaj radhe ka në dorë një herë të vetme të marrë një vendim pro qytetarëve shqiptarë dhe jo pro atyre me të cilët ka mbajtur peng Shqipërinë, ekonominë e shqiptarëve dhe integrimin europian të shqiptarëve dhe të lejojë një rrotacion normal të pushtetit. Në çdo rast ndryshimi është i pashmangshëm dhe largimi i tij dhe bandës së tij është vulosur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



