E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të fortët, që rrahën gardianët në paraburgimin e Vlorës
Publik News

Të fortët, që rrahën gardianët në paraburgimin e Vlorës

Gardianet ne burgun e Vlores dhe nje tjeter i burgosur jane dhunuar ne ambientet e paraburgimit te Vlores nga Eduart Xhezo, Emilent Dhepa, Lulzim Demiraj. Pas ketij veprimi te burgosurit jane lene ne izolim per tri muaj. 

Por kush jane tre autoret e dhunimit? 

Lulzim Demiraj, 43-vjeç akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi, ngjarje e ndodhur në mars të 2018.

Ai bashkë me dy grabitës të tjerë hynë në pikën e këmbimit valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar, që shkoi për ta ndihmuar. Agur Vernozi humbi jetën në spital në Tiranë.

Ndërsa Eduard Xhezo është arrestuar nga policia në nëntor të 2019 për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj ndodhur më 4 gusht 2019. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

Arben Beqiraj u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup. 34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Thuhet se shkak është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij.

Ndërsa Emilent Dhepa është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi është konsideruar si superhajduti i dyqaneve në Tiranë. Emilent Dhepa, 38 vjeç, ishte i papunë dhe të vetmin burim për të siguruar të ardhurat e familjes kishte gjetur grabitjen e dyqaneve të ndryshme në disa zona të Tiranës. Për të realizuar grabitjet ku operonte i vetëm, 38-vjeçari përdorte armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.