E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Hoxha: Polici që i futi duart vajzës është gjysh
Publik News

Gazetari Hoxha: Polici që i futi duart vajzës është gjysh

Policia e Shtetit nuk është në ditët e saj më të mira, pasi dy ngjarjet e fundit e kanë zbehur shumë figurën e saj në sytë e qytetarëve.

Ngjarja e djeshme e tregon më së miri këtë, pasi 5 policë shtrinë dhe dhunuan një 15 vjeçar, i cili po bënte xhiro me biçikletë.

Por një ngjarje tjetër që bëri bujë në media është edhe ajo e disa ditëve më parë, pasi një video e publikuar tregonte një efektiv policie, hipur në makinën e patrullës që prekte nga të pasmet një vajzë, në mes të rrugës.

Polici u identifikua dhe u pezullua, ndërsa ditën e sotme gazetari Artan Hoxha tregon se polici është në moshë të madhe, madje është edhe gjysh, ndërsa thotë se efektivi ka bërë edhe arrestime të bujshme.

“Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkrete sigurisht polici duhet të jetë i kujdesshëm. Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia. Ka policë edhe të vjetër edhe të rinj. Ai i para disa javë ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në policinë. Edhe ai tjetri në rastin e protestës, nuk kishte goditje, por tërheqja e volejbollistes baltosi veprimin e policisë. Policia e shetit ka shumë taktika.

Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën. E ka bërë një polici në ekspereriencë, i cili flaku karrierën e vet. Policia e shtetit është një organizatë. Polici duhet të jetë fytyra”, tha gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.