E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I doli emri në peticion, reagon  Ndrenika: Nuk kam firmosur për shembjen e godinës
Publik News

I doli emri në peticion, reagon Ndrenika: Nuk kam firmosur për shembjen e godinës

Ndërkohë që vijon debati për prishjen e Teatrit Kombëtar, vjen dhe reagimi nga aktori i njohur Robert Ndrenika. Ai ka mohuar që të ketë marrë pjesë në ndonjë peticion për shembjen e godinës.

Ndrenika tha për TVT se nuk ka firmosur asnjë një peticion, por kishte shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri.

“Firma s’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor, (në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, tha ai.

Por ndryshe nga sa pretention zoti Ndrenika në peticion ndonëse nuk shkruhet specifikisht se teatri ekzistues duhet shembur theksohet se teatri i ri duhet ngritur mbi truallin e atij ekzistues.

Ndërkohë, edhe aktori Viktor Zhusti thotë për TVT se në këtë situatë, më shumë se kurrë, e nevojshme është qetësia dhe mirëkuptimi dhe se vetëm dialogu mund të sjellë zgjidhje të arsyeshme.

“Deklarata, peticione, intervista, kërcënime, nga çdo pale që të vijnë, janë benzinë e hedhur, është një zjarr që vetëm shkatërron. Sikur palët politike, të çdo drejtimi, të tërhiqen dhe presin, jam i bindur qe vetë artistët, do dalin nga istikami, do hedhin armët që kanë drejtuar kundër njeri-tjetrit, do shtrijnë e shtrëngojnë dorën, pasi kanë intelektin, qytetarinë dhe e njohin gjuhën e nevojshme të mirkuptimit midis tyre.”, pohoi Zhusti.

Por përveç Ndrenikës ka patur edhe aktorë të tjerë që kanë mohuar firmosjen e një peticioni të tillë.

Deklarata e plotë e aktorit dhënë “Tema”-s:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.