Sot u shemb dhe Teatri i Palondërkombëtarëve bashkë me demokracinë
Naim Noka
Sot çdo njeri normal në këtë vend duhet ta kuptojê qartë që Nderkombetareve nuk ju plas se çfarë ndodhë në Shqipëri.Ajo që u intereson është stabiliteti i vendit duke e reklamuar Shqipërinë si një vend i qetë dhe demokratik.Sot duhet ta kuptojë edhe me budallai në këto troje se në Shqipëri ka kohë që është shembur, forca e moralit, sistemi i vlerave dhe kishte kohë që qytetaria ishte shembur bashkë me morali Kombit tonë. Jemi transformuar në një popull të droguar i cili po mbush 80 vite eksperiment duke iu nështruar llumit më të pisët politik. Një popull si ky që jemi katandisur nuk mund ta mbrojē më kulturën, Teatrin Kombëtar apo historinë dhe nderin e tij.
Sot nuk ra Teatri ynë Kombëtar,sot ra Fytyra e Teatrit Nderkombëtare që flasin e flasin për Demokracinë,që dalin pa pikë turpi e na hiqen si njerez të Demokratizuar nga vendet që vijnë.
Sot ra Teatri i Nderkombetarëve që kanë 30 vite që skane bere gjë tjeter perveçse Teater me Shqiperinë tonë të vuajtur.
Sot Teatri i madh Absurd luhet në sinkron mes Palopolitikes, paloMedias paloMazhorancës dhe paloopozitës. Ndaj dukemi sot më shumë se kurrë paloshqiponja, të frustruar, me paloshtet, me palodrejtësi, që na tërheq për hunde një palopsikopat.
Ne jemi të gjithë paloaksionerë në degjenerimin e këtij kombi.
Shqipëria do të rrojë edhe pse po luan pjesën e fundit të dramës së gatuar po nga bijt e vet. Ndoshta na ka mbetur ende forcë që ta bëjmē tokën e këtij vendi që na lanë të parët të banueshme dhe të denjë për fëmijët dhe brezat që do vijnë. Ndoshta ka trokitur dita që të mos vazhdojmë të jemi e keqja e vetes tonë.
Të largojmë të marrët nga drejtimi i fateve dhe të ardhmes tonë.
Të vendosim sistemin e vlerave në kaq pak shqiptarë sa kemi mbetur në këto troje. Shqipëria nuk është as e Bashës, as e Ramës as e paloambasadorëve që tallin ‘ Ramën’ me të ardhmen tonë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



