E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka armik më të egër se Ramavirusi”, Basha dhe Kryemadhi thirrje qytetarëve: Derdhuni rrugëve të Tiranës, sot është koha
Publik News

Nuk ka armik më të egër se Ramavirusi”, Basha dhe Kryemadhi thirrje qytetarëve: Derdhuni rrugëve të Tiranës, sot është koha

Kreu i PD-së Lulzim Basha është ulur së bashku me Monika Kryemadhin në mes të rrugës, i rrethuar nga mbështetës dhe gazetarë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në bulevard.

Basha krzemadhi

I shoqëruar në protestë nga opozitarët, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha i kërkoi qytetarëve të Tiranës që të  derdhen rrugëve të qytetit dhe të tregojnë se Tirana nuk bie.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të derdhen në rrugët e Tiranës sonte. Sot është kohë të tregojmë se Tirana nuk bie se Tirana ngrihet”, u shpreh Basha.

Ndërsa Kryemadhi tha: “Nuk ka armik më të egër se Ramavirusi. Hiqe maskën se nuk do të toksigonohet truri. Do ju marri organet e fëmijëve dhe do tua shesi trafik”.

Ai është shprehur se do të rrijë aty sa të jetë e nevojshme, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve ta mbështesin.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të ngrihen dhe të protestojnë dhe të shpërfillin gjithcka tjetër. S’ka bandit dhe kriminel si Edi Rama dhe shokët e tij. Sot jemi për të dhënë një sinjal të qartë, sa herë që qytetarët cënohen Lulzim Basha dhe opozita do të jenë në krah të tyre. Ky regjim nuk njeh ligj, kush mendon ndryshe është patericë e këtij pushteti. Sa të jetë e nevojshmë do rrimë këtu. Prej 24 orësh jemi përballë me këtë regjim gangsterësh. Opozita ka qenë dhe është në ballë të detyrës së saj”, tha Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.