Dash Shehi: Rama ka 20 vjet qe i vjen vërdallë Teatrit
Ish-deputeti Dash Shehi thotë se kryeministri Rama ka sipas tij 20 vjet që i vjen vërdallë çështjes së Teatrit Kombëtar.
Në emisionin “360 Gradë”, Shehi është shprehur se kryeministri e ka biznes personal Teatrin.
“Rama nuk ka bërë asgjë që është jashtë biznesit të tij ekonomik. Ka 20 vjet që i vjen vërdallë kësaj çështje. Në atë kohë nuk flitej për kullat dhe këtë arkitektin e famshëm, por për një kullë mbi Teatrin, ashiqare fare. Ka 20 vjet që i vjen vërdallë, është biznesi personal i tij. Ky e kuptoj që me letra nuk mund ta bënte. I fut një të shembur, do e lërë një shesh ndërtimi deri sa të vendosë atë aferën e tij. Është një skemë banale”, u shpreh ish-deputeti Dash Shehi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



