Kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 28-vjeçari në Krujë
Policia e Krujës ka arrestuar një 28-vjeçar dhe po procedohet në gjendje të lirë një i moshuar, për shkak të moshës.
Mësohet se gjatë kontrollit në oborrin e banesës së shtetasit B.C. 28 vjeç, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa. Ndërsa në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, u gjetën fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.
Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



