E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie nga lartësia një person në Tiranë, dëshmitarët filmojnë pamjet e para
Publik News

Bie nga lartësia një person në Tiranë, dëshmitarët filmojnë pamjet e para

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur sot pasdreke në Yzberisht, Tiranë. Një punëtor i një pallati në ndërtim është rrëzuar nga skela.

Sipas pamjeve publikuar në rrjetet sociale, banorët përreth zonës kanë qenë ata që kanë filmuar momentet pasi kanë dëgjuar të bërtitura.

Sipas dëshmisë së një qytetari për JOW, nuk ka të dhëna nëse punëtori ka ndërruar jetë apo është plagosur rëndë.

“Ja ja ja, uaaa. Ra nga skelat lart fare. Po o burrë nga kati i katërt”, dëgjohen dëshmitarët në video.

Kolegët e tij janë parë të dalin me vrap nga kantieri i ndërtimit dhe kanë dërguar në një spital pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Policia ende nuk ka njoftim për ngjarjen

yzberishtyzberisht2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.