E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullimi i gjyqtarit të Vetingut, reagon ish-prokurorja që e paditi në Strasburg: S’e reformuan drejtësinë, e shkatërruan në themel
Publik News

Pezullimi i gjyqtarit të Vetingut, reagon ish-prokurorja që e paditi në Strasburg: S’e reformuan drejtësinë, e shkatërruan në themel

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka drejtuar një sërë pyetjesh shtetit shqiptar, në lidhje me ankimin e bërë nga ishprokurorja, Antoneta Sevdari, për vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).antoneta sevdari

Ish-prokurorja e Tiranës u shkarkua nga KPA, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend, ndërsa vendimi është një ndër më të diskutuarit. Kundër këtij vendimi, ka qenë edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që më një relacion të gjatë muaj më parë, thoshte se ligji nuk ishte respektuar drejt nga KPA dhe se kishte pasur tendenca për rëndimin e situatës së subjektit.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Luan Dacit, Sevdari ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”, ku e revoltuar shprehet se në KPA u zgjodhën ish-studentë me rezultate ë dobëta e persona që nuk njihnin Kodin Penal.Antoneta-Sevdari-KPK

Më poshtë, reagimi i Antoneta Sevdarit:

“Quis custodiet ipsos custodes? Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re. Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm të Apelimit u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gënjyen Kuvendin e Republikës së Shqipërisë; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve, pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit të taksave, PRA, të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie. Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtësinë shqiptare, por, përkundër nga sa pritej, e shkatërruan me themel. Çdo shqiptar i Republikës së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpëruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykatës Kushtetuese, qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional. Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifikuar disa prej tyre, dhe sot fjalën e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe ndërkombëtare t’i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte, sepse, siç thotë fjala e urtë popullore, dielli nuk mbulohet me shoshë. Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet te Gjykata e Strasburgut, e cila ka në shqyrtim dhjetëra çështje magjistratësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cenon parim për një proces të rregullt ligjor”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.