E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta njoftoi nisjen e hetimit ndërkombëtar për shembjen e Teatrit
Publik News

Presidenti Meta njoftoi nisjen e hetimit ndërkombëtar për shembjen e Teatrit

Agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me nisjen e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një shënimi në Twitter, Europa Nostra kanë falënderuar Presidentin për angazhimin e tij në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe njohjen e rolit kryesor të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore, si një burim kyç i të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kryesor të shqoërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”shkruan Europa Nostra.

Më herët Presidenti i vendit, Ilir Meta teksa njoftoi nisjen e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e teatrit, u shpreh se tashmë atë duhet ta konsiderojmë një anëtar të ri të Europa Nostra.

“Ne u pajtuam për domosdoshmërinë e fillimit të një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm në nivelin me të lartë të BE-së. Nga sot më konsideroni mua një anëtar të ri të Europa Nostra”, shkruante Presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.