Myslim Murrizi mesazh ambasadores së SHBA: Për shqiptarët,ju filluat punë vetëm dje
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, dy ditët e fundit ka bërë dy deklarata të forta që e kanë “shkundur” pak nga gjumi i thellë politikën shqiptare.
Pardje (21 maj) Kim tha se “ka zëra se reforma në drejtësi po tenton të bllokohet nga disa palë” dhe uroi që këto zëra të mos jenë të vërtetë. Ndërkohë dje, Kim u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që “të lënë pazaret e pista për kapjen e reformës në drejtësi dhe ta përmbyllin atë, si dhe reformën zgjedhore”, në të mirë të vendit.
Sakaq, në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti Myslim Murrizi. Përmes një shënimi në facebook, Murrizi thotë ka 30 vjet që këto pazare të pista luhen në tavolinë, prej një grup njerëzish që e kanë marrë peng vendin, për interesat e tyre.
Nën rreshta, me pak ironi Murrizi thotë se puna për ambasadoren ka filluar dje, si dhe i uron mbarësi dhe fuqi në misionin e saj për një shqipëri më të mirë, me drejtësi dhe institucione në pavarura.
Statusi i Myslym Murrizit
MIRSE ERDHE NE SHQIPERI ZJ AMBASADORE E SHTETEVE TE BASHKUARA YURI KIM
Deklarata Juaj e djeshme eshte realiteti politik Shqiptare prej 30 vitesh Pazaret e pista te 4-5 palaçove ne kurriz te Shqiptareve jane nje realitet i hidhur qe kane kapur prej fyti dhe mbajne peng jash EUROPES nje KOMB ne mes te EUROPES
Reforma ZGJEDHORE REALE eshte nyja gordiane qe qendron e lidhur ne qafen e sovranitetit te VOTES se SHQIPTAREVE
Ne si popull kemi vuajtur 45 vjet mohimin e ZGJEDHJES me VOTE Por nga prilli 2008 perseri Shqiptaret nuk zgjedhin me VOTE
DEMOKRACIA LIND NGA VOTA DHE VDES KUR MOHOHET VOTA
Sovraniteti i POPULLIT eshte ZGJEDHJA ME VOTE, jo votimi formal per listat e dy pazarxhinjve qe bejne sikur shkelin njeri tjetrin me fadroma mbi trupa, por kane 20 vjet qe kane shkelur mbi Shqiptaret
Edhe REFORMA NE DREJTESI e zvarritur dhe mosbesuese sot ne syte e Shqiptareve, i ka rrenjet tek pazaret e ndyra te palaćove pazarli “ Baballaret dhe Mamallaret” e hartimit te reformes ne drejtesi, te zgjedhjes se 27 individeve vetingues me integritet te dyshimte e te munguar, eshte pazar i piste mes 4-5 palaćove politik qe te njollosin reformen dhe ti kene nen komande vetinguesit pa integritet
27 vetinguesit jane votuar me 101 vota pro me date 17 qershor 2017 nga te treja palet e politikes ps pd lsi fale pazareve te ndyra reciproke per individe me plot probleme ne karakter, profesion dhe ligj
Kombi Shqiptare eshte nje Komb pro Amerikan, por politika e pazareve e ka mbajtur larg Saj prej vitit qe u rrezua diktatura
Ju uroj mbaresi ne misionin Tuaj te filluar dje ne Shqiperi dhe besoj shume se do te kontriboni ne te mire te Shqiptareve duke denoncuar pazaret e nje grushti te vogel politikanesh tinzare, hipokrite, servile kur jane perballe Jush e te pa bese pas kraheve, hajdut te rendomte te miliarda eurove te taksave te Qytetareve Shqiptare Qe ti njohesh me mire, duhet ti takosh sa me pak Tako me shume SHQIPTARE te tjere per te njohur me rrenje e dhemballe keta “ pengemarres” te DEMOKRACISE
Shumica e atyre qe Shqiptaret i presin te jene subjekt i DREJTESISE SE RE, ishin ne ceremonine e mirseardhjes Tuaj formale-juridike-diplomatike ne hotel Rogner
Per rreth 5 milion SHQIPTARE dhe nje nder TA edhe une, Ju ZJ Ambasadore YURI KIM dje me date 22 maj 2020 keni filuar punen dhe misionin fisnik por dhe te veshtire te AMBASADORES SE SHTETEVE TE BASHKUARA ne Shqiperine reale te politikes hipokrite dhe tinzare
Ndaj me shume sinqeritet dhe plot shprese Ju uroj PUNE TE MBARE DHE MIRSE ERDHE NE SHQIPERI ZJ YURI KIM AMBASADORE E SHBA ZOTI TE DHENTE MUNDESI E FUQI QE TE NDIHMOSH 5 MILION SHQIPTARET PER NJE DEMOKRACI TE MUNGUAR DHE TE SHUME PRITUR E TE KERKUAR PREJ 30 VITESH
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



