DENONCIMI/ Makina shkarkon në mes të ditës inerte në Darëzezë
Në fotot që vijnë nga hyrja e plazhit të Darëzezës në Fier, tregohet një kamion që shkarkon inertet në kanalin që shkarkon në det.
Pa asnjë tabelë në hyrje për ndonjë projekt rregullimi, ndërkohë që kamioni “fshehtas” përpiqet të derdhë inertet në kanalin që të çon në det, duke devijuar kështu edhe rrjedhën e kanalit dhe duke shkaktuar dëm mjedisor,
Por askush nga autoritetet nuk është aty të kërkojë lejen, apo të gjobisë kamionistin apo firmën që e kryen këtë process.
“Një ditë më parë një banor i zonës, vetëm se po rregullonte një mjedis provizor u arresua dhe u dënua me gjobë nga bashkia Fier. Ka ligj po ka dhe Maliq”, konstaton me të drejtë gazetarja, raporton newsbomb.al.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



