E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edmond Budina nga Shkodra: Do e ringremë sërish tempullin e lirisë
Publik News

Edmond Budina nga Shkodra: Do e ringremë sërish tempullin e lirisë

Regjisori Edmond Budina ka folur para qytetarëve që e pritën së Shkodër për të firmosur peticionin duke thënë se prej 2 vitesh ata e kanë mbrojtur teatrin nga tiranët që erdhën dhe e shembën në mes të natës.

Ai tha se ai teatër do të ngrihet sërish si simbol i lirisë dhe demokracisë. Budina përmendi dhe një telefonatë me aktorin e njohur nga shqiptarët si Komisar Katani, i cili i kishte thënë se shembja e tij ishte një turp i madh.

“Jemi këtu për të ngritur këtë ndjesi kombëtare dhe të bëhemi të gjithë bashkë për të vënë në qendër kulturën tonë, paqen dhe jo dhunë e drogën apo mafien. Jemi këtu për të dhënë një shembull qytetari. Ne nuk zaptuam teatrin, por e çliruam atë. Ata tinëzisht e shkatërruan natën të njëjtën gjë do të bënin që në 24 korrik, por nuk i lejuam. Kam folur personalisht me aktorin Michele Placido dhe më tha trup i madje që po shembet ai teatër. Gjesti i tyre donte të godiste simbolin e lirë, të demokracisë dhe për këtë ne jemi rrugëve që ta ringremë atë teatër, të ngremë tempullin e demokracisë dhe qytetarisë shqiptare. Të jemi të gjithë së bashku për të treguar se jemi të gjithë qytetar dhe të bashkuar”, tha Budina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.