Denoncimi i fortë i gazetarit: Bashkë me Teatrin Kombëtar u shkatërrua edhe linja e serverave
Bashkë me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është shkatërruar edhe rrjeti i serverave të sistemit TIMS, duke e lënë Shqipërinë për rreth 1 javë të pambrojtur nga futja në territorin tonë të personave me rekorde kriminale.
Ky është denoncimi i fortë i gazetarit Basir Çollaku, i cili thotë se prej një jave, qoftë në Ministri, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Rinas apo pikat e e tjera të kalimit kufitar, pajisjet janë një kaos, një rrëmujë, e cila i bën doganat, pikat e hyrje-daljeve, një gardh pa roje dhe pa sistem.
Ai shprehet se janë bërë përpjekje të shumta për rekuperimin e sistemit, por të gjitha kanë dështuar.
“Alarmi që ka përfshirë policinë e shtetit, veçanërisht atë kufitare, duket tashmë se ka futur në ngërç shërbimin që nuk po gjen dot rrugëdalje. Përpjekjet për të marrë kompaninë e huaj dhe rregulluar defektin e shkatërrimit, nuk kanë rezultuar me sukses. Një kontratë e mbaruar dhe një mosdakordësi në një marrëveshje të re, e kanë shtuar rrëmujën më tepër. Kjo ka hapur një biznes të ri për atë pjesë të policisë së implikuar dhe kontigjent i rrjeteve kriminale. Tashmë kalimi i kufirit në të dy anët në ardhje dhe ikje, është një biznes i majmë për personat me rekorde kriminale.
Mjafton një kuotë e natyrisht e majme financiare dhe vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar. Një shteg i mirë ky edhe për trafikantët e drogës, pasi nuk është se kontrolli do të kalojë nëpër filtrat e dyshimit dhe rriskut, të magazinës së emrave e të dhënave që janë në sistem. Një javë është një kohë e mjaftueshme për të qarkulluar dhjetëra e qindra persona problematikë”, shkruan ndër të tjera gazetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



