E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furgoni aksidenton për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit
Publik News

Furgoni aksidenton për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jubë, në Durrës.

Mësohet se një 66-vjeçar me furgon ka aksidentuar për vdekje një të mitur 8-vjeçar.

Bëhet me dije se ky i fundit ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin e përplasjes.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e furgonit, shtetasin me iniciale Q.N, dhe e ka shoqëruar menjëherë në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas  më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin  G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.